05 Maj 2024

Parlamenti Evropian refuzon ndarjen e Kosovës

Bruksel, 21 nëntor - Parlamenti Evropian do të diskutojë të martën në Bruksel, në një seancë të Komitetit për Politikë të Jashtme, për raportin për integrimet evropiane të Kosovës, të përgatitur nga raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, deputete e të gjelbërve austriakë në Parlamentin Evropian.

Ajo tashmë ka dorëzuar draftin e këtij raporti, kopjen e të cilit e ka siguruar edhe “Koha Ditore”. Në këtë raport, që është në formën e mocionit për rezolutë, Parlamenti Evropian pritet që qartë të refuzojë çfarëdo mundësie për ndarje të Kosovës, duke rikujtuar edhe në rezolutat e mëparshme të këtij Parlamenti, ku një ide e tillë ishte hedhur poshtë.

Parlamenti Evropian vazhdon të jetë institucioni i vetëm i BE-së, i cili e trajton Kosovën si shtet të pavarur, megjithëse nga diplomacia serbe janë shtuar presionet që ky trajtim të ndryshojë dhe që Parlamenti, ashtu siç bëjnë Këshilli dhe Komisioni, të ketë një qëndrim “neutral ndaj statusit”, që do të thoshte të mos e trajtojë Kosovën si shtet.

Ky trajtim është parë deri më tani në formën e vendosjes së simboleve shtetërore të Kosovës gjatë vizitave të zyrtarëve kosovarë dhe në mbështetje të pavarësisë në disa rezoluta radhazi.

Por raporti do të jetë mjaft kritik ndaj Kosovës, po ashtu duke rikujtuar në parregullsitë në zgjedhje dhe mosdënimin e përgjegjësve, dhe këtu përmenden fjalë të qarta “mashtrime dhe parregullsi serioze” , e jo fjalë diplomatike si “mangësi”, që përmendet nga disa zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë.

Kritikat e Parlamentit Evropian për mashtrimet në zgjedhje duhet të merren seriozisht, sepse Parlamenti Evropian ishte i vetmi institucion i BE-së, i cili kishte vëzhguesit në terren në Kosovë, kur u regjistruan këto parregullsi.

Në këtë raport, duke rikujtuar se pavarësia e Kosovës është njohur nga 87 shtete deri më tash, në përfshirë në këto njohje edhe 22 anëtare të BE-së, thuhet se “do të mirëpritej njohja e pavarësisë nga 5 shtetet e mbetura të Bashkimit Evropian“. Kjo fjali duket se paska zbutje krahasuar me Rezolutën e mëparshme me të cilën shtetet e BE-së ishin ftuar që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në pjesën ku flitet për rolin e BE-së në Kosovë dhe perspektiven evropiane të Kosovës në këtë projektrezolutë përkujtohet se “Strategjia e BE-së për ta bërë perspektivën evropiane të prekshme edhe për Kosovën nuk ka qenë e suksesshme deri më tash dhe pak rezultate janë arritur”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)