11 Janar 2025

Parlamenti Evropian në prill diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

Bruksel, 11 mars - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka bërë të ditur se në muajin prill në PE do të diskutohet për përparimin e Serbisë në rrugën evropiane, si dhe për dialogun e saj me Kosovën.

“Diskutimi dhe vendimi për progresin e Serbisë, si dhe raporti për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, janë zhvendosur për seancën e prillit të Parlamentit Evropian", ka shkruar Kacin në Twitter-in e tij.

Përmes një postimi tjetër, po ashtu në Twitter, ai ka shfaqur shpresën se bisedimet e sotme të autoriteteve të larta të Serbisë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton, do të jenë të suksesshme.

Në këtë takim, që zhvillohet në Bruksel, marrin pjesë: presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeministri Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministri i parë, Aleksandar Vuçiq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)