12 Janar 2025

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

Bruksel, 18 prill - Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar rezolutën për Kosovën, me të cilën edhe një herë mbështet procesin e integrimeve evropiane për vendin.

Rezoluta u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.

Në këtë votim ka kaluar edhe amandamenti për të shlyer fusnotën nga teksti, ku përmendet emërtimi i Kosovës.

Ky tekst ishte vendosur me propozimin e disa deputetëve nga vendet që nuk e njohin Kosovën.

Kërkesa për ta shlyer këtë funsnotë ka marrë shumicën e votave në seancën e sotme të Parlamentit Evropian.

Ky institucion ka miratuar sot edhe rezolutën për Serbinë, e cila i propozon Komisionit Evropian që t’i ndajë asaj datën e negociatave për anëtarësim në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)