Parlamenti Evropian miraton hyrjen e Kroacisë në Schengen
Bruksel, 10 nëntor - Parlamenti Evropian ka dhënë miratimin që Kroacia të përfshihet në Schengen, zonën e udhëtimit pa viza në Evropë.
Raporti i përgatitur në parlament lidhur me çështjen, u miratua me 534 vota pro dhe 53 kundër. Në këtë mënyrë Parlamenti Evropian ka miratuar heqjen e kontrolleve të kufijve të brendshëm mes Kroacisë dhe anëtarëve të zonës Schengen.
Këshilli i Evropës më 9 dhjetor 2021 njoftoi se Kroacia ka përmbushur kushtet e nevojshme për anëtarësim në Schengen.
Parlamenti në raportin e miratuar sot i bëri thirrje Këshillit të Evropës të vazhdojë procesin dhe të japë vendimin përfundimtar lidhur me heqjen e kontrolleve kufitare.
Vendimi përfundimtar lidhur me çështjen duhet të merret unanimisht nga Këshilli i Evropës i cili përbëhet nga vendet e Bashkimit Evropian.
Aktualisht në zonën Schengen ndodhen 26 vende, të cilat më përjashtim të Bullgarisë, Rumanisë, Kroacisë, Administratës së Qipros Greke dhe Irlandës, përfshijnë vendet anëtare të BE-së si dhe Norvegjinë, Islandën, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin që nuk janë anëtare të BE-së. Këto vende mund të udhëtojnë pa viza ndërmjet tyre.
Parlamenti Evropian ka dhënë mbështetjen që zonës Schengen t'i bashkohet edhe Bullgaria dhe Rumania.