11 Janar 2025

Parlamenti Evropian miratoi MSA-në me Kosovën

Bruksel, 21 janar - Parlamenti Evropian në seancën e sotme plenare me shumicë votash ka miratuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Mbështetje marrëveshjes  i kanë dhënë 486 eurodeputet, 102 ishin kundër ndërsa 81 abstenuan.

Marrëveshja shton dialogut politik  në mes të BE-së dhe Kosovës ; ajo shtytë marrëdhëniet tregtare dhe nxitë bashkëpunim më të ngushtë në shumë sektorë, duke përfshirë energjinë, mjedisin, drejtësisë si dhe punët e brendshme.

Marrëveshja e nënshkruar ka dispozita që synojnë promovimin e standardeve evropiane në fushat siç janë konkurrenca, prokurimi, prona intelektuale, mbrojtja e konsumatorit dhe qeverisja e mirë.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cila është edhe raportuese për Kosovën në këtë institucion të BE-së, ka thënë mbrëmë në fillim të debatit, se MSA-ja është një akt historik në raportet në mes të Kosovës dhe BE-së si dokument i parë që rregullon raportet kontraktuale në mes të këtyre palëve.

Hapi i ardhshëm, sipas Lunacek, duhet të jetë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.  MSA dhe - me shpresë vizat, do sjellin mundësi të reja për konsolidimin e marrëdhëniece në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në këtë mënyrë kontribuohet në stabilitetin e tërë rajonit, ka thënë Lunacek.

 Edhe komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Negociata të zgjerimit, Johannes Hahn ka thënë se kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë, ndërsa ka shprehur bindjen se ajo do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja që do të ndihmojë në krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)