13 Janar 2025

Parlamenti evropian mbrojti lëvizjen e lirë në BE

Bruksel, 17 janar - Parlamenti evropian votoi një rezolutë me të cilën u bën thirrje shteteve anëtare të respektojnë klauzolat e marrëveshjeve për sa u përket rregullave të lëvizjes së lirë në BE.

Deputetët evropian iu kundërvihen fortë pozitës së pranuar nga disa liderë evropian që bëjnë thirrje për ndryshime dhe kufizime për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Me afrimin e zgjedhjeve evropiane kjo çështje u kthye në temë propagande dhe kjo mund të çojë në kthimin e disa shtetasve në BE në dem kurbani .

Shtetet anëtare kanë përgjegjësi sociale pavarësisht nga kjo a janë lidhur ato me shtetas të vendeve të tyre ose me shtetas të shteteve të tjera anëtare, thuhet në rezolutën. Shtetet anëtare nuk duhet të diskriminojnë punëtorët mobil nga BE duke lidhur gabimisht të drejtën e lëvizjes së lirë për qëllimet e punësimit me abuzime të supozuara me sigurinë sociale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)