07 Janar 2025

Parlamenti Evropian i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Bruksel, 11 janar - Parlamenti Evropian (PE) shpreh shqetësim serioz për situatën në veri të Kosovës dhe për dhunën e shfaqur atje në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

“Vetëm zgjidhjet përmes negociatave të Prishtinës dhe Beogradit mund të shmangin tensionet në aspektin afatgjatë”, thuhet në fillimin e Rezolutës për “integrimin evropian të Serbisë”, që do të diskutohet të enjten nga Komiteti i Punëve të Jashtme i PE-së.

Në këtë dokument PE mirëpret marrëveshjet e arritura deri tani, duke ftuar qeverinë e Serbisë që t`i zbatojë plotësisht dhe pa vonesë ato.

Në dokument, transmeton Beta, mirëpriten edhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, për domosdoshmërinë e heqjes së barrikadave. PE kërkon lirinë e lirë të lëvizjes së personave, të ideve dhe të kapitalit, si vlera kryesore të BE-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)