10 Janar 2025

Parisi do ta bindë Beogradin që ta njohë Kosovën

Beograd, 11 maj - Askush nuk mund të ndajë rrugën europiane të Serbisë nga zgjidhja drejt arritjes së një marrëdhënie të qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë, ka deklaruar ambasadorja e Francës në Shqipëri, Kristinë Moro, gjatë një interviste në News 24.

Moro u shpreh qartë se Parisi do të përpiqet të bindë Beogradin që në një të ardhme të pranojë pavarësinë e Kosovës.

E pyetur se çfarë mund të bëjë me shumë Franca, si një nga dy fuqitë më të mëdha të Evropës në përmirësimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë duke ushtruar më shumë ndikim tek Beogradi, ashtu siç ka bërë Gjermania, ambasadorja Moro u përgjigj qartë:

”Unë mendoj se kemi qenë gjithnjë më se të qartë dhe të saktë. Ne mbështesim ekzistencën dhe pavarësinë e Kosovës, ne mbështesim integritetin e saj territorial dhe ne jemi të vendosur që të bindim edhe Serbinë të bëjë të njëjtën gjë.\"

\"E di që problemet janë delikate dhe mbase do të duhet kohë por askush nuk mund të ndajë rrugën europiane të Serbise nga zgjidhja për të arritur një marrëdhënie të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo./koha/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)