12 Janar 2025

Paralajmrohet dimër i ftohtë në 2014

New York, 29 gusht - Një revistë amerikane parashikon se  dimri i këtij viti në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara do të jetë mjaft i ftohtë.

Parashikimi bëhet nga Almanaku i Fermerëve, për vitin 2014. Ky botim 197-vjeçar që parashikon motin, thotë se në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara dimri i ardhshëm do të jetë më i ftohtë se zakonisht dhe se në disa rajone të vendit do të ketë reshje të mëdha bore.

Almanaku, i cili filloi të botohet në vitin 1818, e bazon parashikimin e motit tek pozicionet e planeteve dhe të Diellit si dhe në ciklet hënore.

Botuesit thonë se lexuesit e Almnakut planifikojnë dasmat, ndeshjet sportive dhe mbjelljet bazuar në parashikimet e tyre të motit dhe se ato janë të sakta në 80 për qind të rasteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)