Paqartësi rreth bisedimeve Kosovë-Serbi
Bruksel, 19 shkurt - Raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, ku është parashikuar të diskutohet përfaqësimi rajonal i Kosovës në forumet ndërkombëtare dhe realizimi i marrëveshjeve të arritura më herët, është përcaktuar të mbahet të martën, më 21 shkurt në Bruksel, ka deklaruar për gazetën serbe Blic Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashtone.
Mirëpo, siç raportojnë sot mediat serbe, është shumë e paqartë se a do të mbahen këto bisedime. Sepse, Prishtina, siç raporton Blic\" nuk është e kënaqur me modelin për përfaqësimin e Kosovës, të cilin e propozon Beogradi, sado qo ndërmjetësi Robert Cooper iu ka sugjeruar kosovarëve që ta pranojnë këtë model.
\"Ne propozojmë që në fusnotë, krahas emërtimit Kosovë, të qëndrojë Rezoluta 1244 e KS të OKB dhe mendimi i GJND-së se akti i pavarësisë nuk ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.\"
\"Ata nuk janë të kënaqur për shkak se Rezoluta fletë për zgjidhja të përkohshme dhe kalimtare. Që do të thotë se statusi i Kosovës nuk është de jure i zgjidhur\", thotë një burim i gazetës se serbe nga Qeveria e Serbisë.
Shefi i ekipit bisedues serb, Borislav Stefanoviç, dje nuk ka mund të pohojë se rundi i ri i bisedimeve do të mbahet me 21 shkurt.
Në këtë moment bisedimet vazhdojnë dhe e gjithë ajo që mund të them është se bashkësia ndërkombëtare po tenton që të përafrojë qëndrimet e të dyja palëve, ka thënë Stefanoviç.