10 Janar 2025

Pantiq: Ka plan për Kosovën

Prishtinë, 15 korrik - Kryetari ilegal i Mitrovicës dhe funksionari i Partisë Përparimtare Serbe, Kërstimir Pantiq ka deklaruar partia e tij ka plan për Kosovën, por nuk do ta bëjë publik derisa të arrihet konsesuzi i të gjitha partive politike lidhur më atë çështje.

Pantiq i ka thënë për mediat serbe se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq që nga fillimi i mandatit i ka pasur më shumë se 50 takime bilaterale me shumë burrështetas të botës, ndërsa në të gjitha bisedat, Kosova ka qenë temë e pashmangshme.

“Plani për Kosovën ekziston, por Nikoliq ka thënë se nuk do ta bëjë publik pa u arritur konsensus i gjerë më të gjithë akterët politik në Serbi”, ka theksuar Pantiq.

Sipas tij, baza e planit është Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Ai ka theksuar se partitë politike duhet të arrijnë pajtueshmëri rreth atij minimumi që do të ishte i pranueshëm në bisedime për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)