Pandemia e koronavirusit, nuk bën të përdorët si avantazh nga asnjë politikan
Bruksel, 24 mars - Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputetja gjermane Viola von Cramon-Taubadel, deklaroi se trazirat politike dhe pandemia e koronavirusit, nuk bën të përdorën si avantazh nga asnjë politikan në Kosovë.
Mirëpo, ndryshe u shpreh ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha se është i gëzuar që do të mbahet seanca e nesërme për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
E ndaj kësaj deklarate të Kosnettit ka reaguar ashpër eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, e cila, deklaratën e ambasadorit amerikan e quajti “të pabesueshme” dhe të “papërgjegjshme”.
“Një autogol i SHBA-së në Kosovë me një dimension historik. Si mundeni ju, ambasador, të jeni të kënaqur të shihni rënien e një qeverie funksionale gjatë pandemisë me koronavirusin? E pabesueshme. E papërgjegjshme. Ndihem shumë keq për qytetarët e Kosovës. Ata s’e meritojnë këtë”, ka shkruar ajo në Twitter.