11 Janar 2025

Panariti: Për tu normalizuar rajoni, Serbia duhet të njohë Kosovën

Prishtinë, 27 tetor - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti në një intervistë për gazetën Express është shprehur se për tu normalizuar rajoni, Serbia duhet të njohë Kosovën.

“Takimet në nivelin e lartë Kosovë-Serbi duhet të ndodhin për zgjidhjen e problemeve teknike dhe administrative. Por, nuk duhet të diskutohet për veriun dhe integritetin territorial”, ka deklaruar ai.

 

Panariti ditë më parë në Tiranë ka takuar homologun e tij serbë, Ivan Mrkiq, nga i cili ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën dhe të vazhdojë dialgun Kosovë- Serbi.

“I thash Mrkiqit se finalja e këtij dialogu duhet të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti serb. Sepse kjo do të jetë mënyra më e mirë e reflektimit të Serbisë ndaj periudhës së errët të shtypjes, të dhunës dhe të gjenocidit që regjimi i Millosheviqit ka ushtruar mbi popullsinë e Kosovës”, ka deklaruar Panariti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)