11 Janar 2025

Panariti në Egjipt lobon për Kosovën

Kajro, 1 prill - Në kuadrin e vizitës zyrtare në Republikën Arabe të Egjiptit, Ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Panariti iu rezervua një pritje e veçantë nga Presidenti egjiptian, Mohamed Morsi.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, gjatë qëndrimit në Egjipt, ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky vend.

Ministria e Jashtme ka njoftuar përmes Twitter-it, se Panariti ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me zyrtarët egjiptianë, si dhe ka kërkuar njohjen e shtetit kosovar.

Panariti në Kajro ka takuar presidentin Muhamed Morsi dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi.

Nga ana e tij Presidenti Morsi vuri në dukje se Republika Arabe e Egjiptit i konsideron si shumë të rendësishme marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë.

“Mes të dy popujve, tha ai, ekzistojnë lidhje të forta historike dhe kjo vizitë është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.”

Të dy bashkëbiseduesit i cilësuan shumë të mira raportet politike mes dy qeverive dhe theksuan dëshirën për fuqizimin e mëtejshëm të tyre në fushën ekonomike dhe në fusha të tjera.

Ata theksuan se ekziston në potencial shumë i madh për bashkëpunim në raportet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve sidomos në fushën e energjitikës, bujqësisë, turizmit etj.

Gjithashtu, ata shprehën vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, kultures dhe shkencës.

Duke u ndalur në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, ministri Panariti u ndal në çështjen e Kosovës dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në këtë kontekst ai shprehu falenderimin për qëndrimet konstruktive të Egjiptit në raport me Kosovën dhe për mbështetjen që Egjipti ka dhënë për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare si Banka Botërore, FMN dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ai vlerësoi gjithashtu, hapat që janë hedhur nga Egjipti drejt njohjes së Kosovës dhe shprehu dëshirën që njohja e shtetit të Kosovës nga Egjipti të formalizohet në një kohë të shpejtë.

Nga ana e tij, Presidenti Morsi theksoi se Egjipti është i interesuar për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim ka vendosur raporte bashkëpunimi me autoritetet e Kosovës.

Egjipti ndjek me mjaft interes bisedimet mes autoriteteve më të larta të Kosovës dhe Serbisë dhe shpreson në arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve.

Përsa i përket njohjes së shtetit të Kosovës nga Egjipti ai tha se ky është një proces që pritet të formalizohet së afërmi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)