11 Janar 2025

Panariti: Heqja e përmendores, destabilizon Ballkanin

Tiranë, 7 janar - Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti në një intervistë dhënë Radio Dukagjinit ka deklaruar se heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së do të ndikonte në tensionimin e të gjithë Ballkanit.

“Duhet parë edhe më gjerë, ky është një kontribut shumë negativ i acarimit të situatës dhe krijimit të tensioneve në atë rajon që mund të ketë ndikim në të gjithë Ballkanin”, ka thënë Panariti.

Serbia duhet të jetë e përgjegjshme dhe të mos ndërmerr akte ekstreme siç është heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së. Një gjë e tillë prek ndjenjat dhe cenon të drejtat e shqiptarëve të Luginës, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme te Shqipërisë, Edmond Panariti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)