Panariti: Fundi i mbikqyrjes, hap i rëndësishëm për Ballkanin
Prishtinë, 11 shtator - Ministri i jashtëm i Shqipërisë Edmond Panariti merr pjesë sot në konferencën ndërkombëtare me temën: Kapitujt e mbyllur në Ballkan që po mbahet në Prishtinë.
Në fjalën e tij ai theksoi se fundi i mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës është dëshmi e progresit të gjithanshëm të Kosovës si një shoqëri multietnike dhe si shprehje e gjallë e kapaciteteve të institucioneve për të marrë në dorë fatet e vendit.
\"Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm domethënës për të gjithë Ballkanin, për tu ndarë përfundimisht nga e kaluara dhe hapur kapitullin e mundësive të reja të prosperitetit, bashkëpunimit, paqes dhe integrimit.\"
\"Jam i bindur se Kosova do të ecë përpara drejt refomave transformuese për përmirëismin e jetës së qytetetarëve dhe intergimin në Bashkimin Europian për tu shndërruar në një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon theksoi Panariti.
Gjithashtu ministri Panariti vlerësoi edhe planin e ish-presidentit të Finlandës Marti Ahtisari si një zgjidhje unikale për Kosovën ndërsa shtoi se pavarësia e saj është një realitet i pamohueshëm.