Palestina në anën e Serbisë kundër Kosovës
Beograd, 8 mars - Përkrahja e Palestinës në zgjidhjen e problemi të Kosovës është e rëndësishme, ka thënë kryeministri serb Ivica Daçiq gjatë bisedimeve me ministrin palestinez të ekonomisë Xhavad Naxhi Hirzall, njoftojnë medie serbe.
Daçiq ka shtuar se pret efekte pozitive të qëndrimit palestinez edhe në vende të tjera arabe, islamike e të vendeve të tjera të painkuadruara.
Palestina përkrah përpjekjet e Serbisë në zgjidhjen e problemit ë Kosovës, thonë medie të Beogradit.
Daçiq dhe Naxhi kanë përmendur traditën e gjatë të marrëdhënieve Beograd-Ramallah.