Pakistani dëshiron të forcoj marrëdhëniet miqësore me Kosovën
Islamabad, 10 mars - Presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, ka thënë se vendi i tij është i etur për të forcuar më tej marrëdhëniet miqësore dhe të dobishme me Republikën e Kosovës në të gjitha nivelet, përfshirë atë politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor.
Ai i ka bërë këto komente gjatë takimit me ministrin e Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, në Islamabad.
Hussain ka thënë se Pakistani mbështet përpjekjet e vazhdueshme rajonale për paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe ka shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia, përmes dialogut, do të adresojnë në mënyrë paqësore çështjet e pazgjidhura midis tyre.