Pak: Të zbatohet marrëveshja
Bruksel, 21 maj - Eurodeputetja, Doris Pak konsideron se kryeministrat, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq do të duhej që të gjëjnë mënyrën për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar më 19 prill, e që do të ishte në interesin më të mirë për të dyja vendet.
Në të njëjtën kohë raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian Jellko Kacin në një deklaratë për DW ka thënë se pret që në takimin e sotëm të dy kryeministrat, përveç tjerash duhet të bisedohet edhe për atë se çka pas një korrikut, kur Serbia pritet ta marrë datën e anëtarësimit në BE, nëse marrëveshja e Brukselit fillon të impementohet.