Pahor përpiqet për pjesëmarrjen e Kosovës dhe Serbisë
Prishtinë, 12 mars - Kryeministri slloven Borut Pahor thekson se do të ishte një sukses nëse liderët e Kosovës dhe Serbisë do të merrnin pjesë së bashku në samitin që do të zhvillohet më 20 mars në Slloveni.
Megjithatë, ai u shpreh i vetëdijshëm se përpjekjet për sjelljen e të dy palëve së bashku në samit, deri në një masë janë mision i pamundur.
Por, ka shumë të tillë që besojnë se nëse dikush mund ta bëjë këtë, këta jemi ne, tha zoti Pahor, duke shtuar se suksesi nuk është i garantuar, por ne po punojmë për këtë çështje.