15 Janar 2025

Pacolli takoi Emirin e Dubait Mohammed bin Rashid Al Maktoum

Dubai, 11 prill - Zëvendëskryeministri I Qeverisë së Kosovës Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në Forumin ekonomik ndërkombëtar AIM në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Delegacioni I Kosovës I udhëhequr nga zëvendëskryeministri Pacolli, pjesë e së cilit ishin edhe Bernard Nikaj, ministër I MTI-së, Valdrin Lluka udhëheqës I Agjensionit për Promovimin e Investimeve dhe Mimoza Kusari Lila, kryetare e Gjakovës, zhvilluan takime me shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesmarrës në këtë forum.

Zoti Pacolli, zhvilloi takim të veqantë edhe me kryeministrin e Emirateve të Bashkuara, njëherësh edhe emir I Dubait, z.Mohammed bin Rashid Al Maktoum. Edhe gjatë këtij takimi, temë diskutimi ishin mundësitë që Kosova ofron për investitorët, veqanërisht pas miratimit të vendimit për zonat e lira ekonomike.

Delegacioni I Kosovës, gjithashtu zhvilloi takime me ministrin e ekonomisë Sultan bin Saeed Al Mansouri, me të cilin u diskutua për konkretizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimet e Emirateve në Kosovë.

Forumi ekonomik AIM në Dubai është tradicional ne nivel të krerëve të shteteve. Këtë vit, morën pjesë mbi 120 shtete, përfaqësuar nga mëse 80 krerë të shteteve dhe përfaqësues të kompanive globale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)