30 Dhjetor 2024

Pacolli pranon Notën Verbale të njohjes nga Madagaskari

Paris, 25 nëntor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pranuar zyrtarisht Notën Verbale të njohjes së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Republika e Madagaskarit, pas një takimi, që zhvilloi me homologun e tij nga ky shtet, në margjina të takimit të vendeve të Frankofonisë, që po mbahet në Paris.

 “Urime Kosovë, Faleminderit Madagaskar. Nga sot, Kosova dhe Madagaskari kanë nga një mik më shumë. Falenderimet e mia të sinqerta për popullin, Presidentin dhe Qeverinë e Madagaskarit”, ka thënë Ministri i Jashtëm, Pacolli.

Në kuadër të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur zotimet e tyre të dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve si edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike për t’i hapur rrugë përfaqësimit diplomatik në nivel Ambasadorësh në mes dy vendeve respektive.

Madagaskari është një shtet, që ndodhet në brigjet jug-lindore të Afrikës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)