10 Janar 2025

Pacolli kërkon nga Bangladeshi njohjen e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 3 korrik - Me ftesë të zëvendëskryeministrit i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, të martën në Prishtinë, kanë qëndruar deputetët e parlamentit të Bangladeshit, Mayeen Uddin Khan Badal dhe Muhivuddin khan Alamgir.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli ka diskutuar për procesin e njohjes së Republikës së Kosovës nga Bangladeshi dhe me mundësitë e vendosjes së bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve.

Pacolli dhe deputetët e parlamentit të Bangladeshit, që njëherësh janë edhe udhëheqës komisionesh parlamentare, janë dakorduar për zhvillimin e një vizite të zëvendëskryeministrit të Kosovës atje, vizitë e cila për temë kryesore do ta ketë njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. 

Kjo vizitë e zëvendëskryeministrit Pacolli në Bangladesh, do të realizohet në një të ardhme të afërt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)