Pacolli do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Shqipëri
Prishtinë, 14 shtator - Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Pacolli do të takohet në takime të ndara me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z., Ilir Meta, Kryeministrin, Edi Rama dhe homologun e tij, Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.