15 Janar 2025

Pack: Zgjedhjet duhet të ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë

Bruksel, 10 prill - Në Konferencën e EPP-së, në Parlamentin Evropian në Bruksel, u diskutua për rëndësinë e zgjedhjeve në BE, për forcimin e pozitës së femrës. Eurodeputetja gjermane znj. Doris Pack theksoi se duhet një angazhim maksimal që zgjedhjet të ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë.

Në hyrje të Konferencës shprehu shqetësimin për situatën në Ukrainë, potencoi se nuk guxon askush të bëj krahasimin e Krimesë më Kosovën, kjo është e papranueshme.

Nga Kosovëa janë depërtuar afër 1 milion qytetarë, ka pasur aparteid, janë shkelur të gjitha të drejtat, nuk guxojmë të lejojmë një krahasim të tillë.

Për këtë përkrahim  fuqimisht sanksionet kundër Rusisë. Duhet të jemi të bashkuar të mos lejojmë që të ketë situata të tilla.

Diskutime të tjera të rëndësishme kanë qenë për Programin Erasmus + Eurodeputetja Doris Pack, si  Kryetare e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, potencoi rëndësinë e Programit Erasmus+, i cili funksionon në 28 vende anëtare të BE, qe 28 vjet me radhë.

Për këto vite kanë pasur fatin të përfitojnë me mijëra të rinj e të reja. Erasmus + është programi i ri për arsim, trajnime, rini dhe sport, strategjia e programit Erasmus për 2014- 2020 i BE-së.

Programi Erasmus ofron mundësi për evropianët e rinj për të studiuar, për trajnime dhe punë vullnetare jashtë vendit dhe mbështet partneritete transnacionale të institucioneve në fushën e arsimit, trajnimit për të rinj.

Programi mbështet përpjekjet kombëtare për modernizimin e arsimit dhe trajnimeve për të rinj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)