Pack: Vullneti i AAK-së për të marrë poste qeveritare i palogjikshëm
Bruksel, 4 dhjetor - Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka deklaruar se institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit e tyre janë funksionalë dhe po e kryejnë punën e tyre mirë.
Sipas saj, vullneti i AAK-së për të marrë poste qeveritare është i palogjikshëm, duke pasur parasysh përqindjen e votave të saj.
Në një intervistë për Radio Dukagjinin, duke folur për ambicjet e Haradinaj për të udhëhequr qeverinë, eurodeputetja ka thënë se ky subjekt politik duhet të jetë më i durueshëm.
Rasti i Haradinajt ka shkaktuar mjaft telashe, por ka marrë fund një herë e mirë. Mendoj se ai duhet të jetë më i durueshëm. Ai nuk duhet të besojë se është kosovari më i madh dhe më i mirë për të qenë kryeministër menjëherë pas daljes nga burgu. Është më mirë që ai të jetë më modest. Kjo është ajo për çfarë kemi nevojë, ka thënë zonja Pack.