22 Dhjetor 2024

Pack: Të gjitha shtetet e BE-së të njohin Kosovën

Bruksel, 18 shkurt - Ditën e Pavarësisë së Kosovës, eurodeputetja Doris Pack ka kritikuar shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

"Nëse do të ishim më të bashkuar në këtë pikë, atëherë ne do të përparonim më shumë", theksoi eurodeputetja Pack. Në të njëjtën kohë, Pack mbrojti punën e misionit të BE-së, EULEX.

"Pas një pranie 10-vjeçare të OKB-së në Kosovë, EULEX-i ka filluar një punë që nuk është e lehtë", tha anëtarja e delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian. ''EULEX-i po punon në të gjitha fushat, por jo në të gjitha këto fusha punët po ecin si duhet", theksoi Pack.

Edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek kërkoi të mërkurën që vendet e mbetura në BE të njohin Kosovën. Lunacek, vlerësoi se gjatë vizitës së ardhshme në Beograd, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton duhet të sqarojë se inkuadrimi i Serbisë në BE nuk do të jetë i mundur pa njohjen e Kosovën.

"Është koha që pesë anëtaret e BE-së ta shqyrtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Qëndrimi i ndarë i Unionit nuk është i dobishëm për politikën koherente evropiane të Kosovës, për shembull në veri të vendit", theksoi Lunacek.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)