Pack: Stop gangsterëve në veriun e Kosovës
Bruksel, 22 gusht - Eurodeputetja gjermane Doris Pack ka deklaruar se gangsterët e çmendur në veri të Kosovës duhet të ndalen.
Gangsterët e çmendur në veri të Kosovës duhet të ndalen. Ata nuk kanë të bëjnë shumë me politikën nacionaliste, ata e njohin vetëm krimin. Këtë e dinë të gjithë, madje e pranojnë edhe politikanët në Beograd."
"Prandaj është në interesin e të gjithëve që ata të ndalohen, ka thënë Doris Pack për Radio Dukagjinin.