27 Dhjetor 2024

Pack: Serbia të sillet mirë me fqinjët

Beograd, 17 gusht - Përfaqësuesja e Parlamentit evropian, Doris Pack, ka vlerësuar se kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj në Serbi do t’ju thotë zyrtarëve shtetëror se duhet të krijojnë raporte të mira me fqinjët, mes të cilëve është edhe Kosova, por nuk do të kërkojë pranimin e pavarësisë.


“Mendoj se zyrtarëve serbë do t’ju përcillet ajo që unë ua them gjithë kohën, që Serbia duhet të ketë raporte të mira me të gjithë fqinjët. Kosova është fqinje e Serbisë dhe ajo duhet t’i shmanget intervenimeve në Kosovë”, ka thënë Pack në intervistë për revistën “Novi”.


Pack vlerëson se me dialog duhet të zgjidhen të gjitha çështjet që do t’ju ofrojnë jetë më të mirë serbëve në veri të Kosovës, por edhe shqiptarëve.

“Nuk mund të futeni në klub nëse nuk silleni mirë me fqinjët. Kjo është e qartë. Do të shohim çka do të ndodhë në të ardhmen. Nëse të gjithë në rajon janë anëtarë të Unionit ose do të bëhen, më lehtë do të jetohet bashkë dhe ndoshta do të bëhet një hap para.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)