06 Janar 2025

Pack kërkon zbatimin e marrëveshjeve Kosovë - Serbi

Bruksel, 13 dhjetor  - Eurodeputetja Doris Pack ka deklaruar se marrëveshjet e arritura deri më tani mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të zbatohen në terren.

Në një intervistë për Evropa e Lirë eurodeputetja Pacj ka theksuar se deri në muajin mars duhet të zbatohen ato çështje, mbi të cilat janë pajtuar palët deri më tani.

“Kemi pasur marrëveshje me një lloj rezultati apo kompromisi, por ato nuk janë vënë në jetë” ka theksuar Doris Pack.

E pyetur nëse ka ndonjë opsion që do të çonte në ndonjë zgjidhje për veriun e Kosovës apo ndonjë marrëveshje politike, Pack theksoi: “marrëveshjet politike gjithmonë janë të nevojshme, por nëse veriu i Kosovës do të dukej të paktën si pjesët qendrore të Kosovës, ku serbët jetojnë dhe merren me angazhimin e tyre politik, do të ishte më mire”.

Sipas saj do të ishte më mirë të merren si shembull serbët e pjesës qendrore të Kosovës, sesa të ngrihen barrikada e të sulmohen ushtarët gjermanë dhe austriakë.

“Është e nevojshme një marrëveshje politike që po synohet të arrihet përmes dialogut. Nuk ka asnjë mundësi tjetër; nuk duhet të bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve apo vënien e kufijve të ri - kjo do të shkaktonte një domino-efekt” ka shtuar më tej Pack.

Ajo ka theksuar se sipas Planit të Marti Ahtisarit do të kishte një status special për veriun e Kosovës dhe do të kishte një lloj autonomie.

“E kemi parë këtë në pjesën jugore të Kosovës, me krijimin e rajoneve e qarqeve të reja ku ka një shumicë serbe. Mendoj se e njëjta do të ndodhte edhe me veriun. Përse nuk po veprojnë sipas Planit të Ahtisarit? Atëherë do të merrnin atë që duan, me efektin anësor, që pastaj të mos jenë të qeverisur nga Beogradi. Kjo është ana tjetër - pavarësia e Kosovës, e cila megjithatë nuk është në shpërputhje me ligjin ndërkombëtar, ashtu siç është shprehur edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë” ka shtuar më tej Pack.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)