Pack: Aksioni i Vetëvendosjes është çmenduri
Bruksel, 11 janar - Aksioni i Lëvizjes Vetëvendosja, Serbia nuk kalon është çmenduri e cila duhet parandaluar. Kështu ka deklaruar për Radio Dukagjinin, eurodeputetja gjermane, Doris Pack. Sipas saj, Albin Kurti me lëvizjen e tij duhet të sillen ndryshe e jo te imitojnë Serbët e veriut.
Unë mendoj se kjo është çmenduri. Është çmenduri dhe duhet parandaluar. Ata duhet të sillen ndryshe e jo siç sillen serbët në veri të Kosovës. Për mua është e pa pranueshme. E gjitha kjo nuk i ndihmon në asnjë mënyrë zgjidhjes së problemeve në Kosovë. Ky aksion e kthen prapa Kosovën, ka thënë Pack.
Ajo ka shtuar se aksioni Serbia nuk kalon, dëshmon mos respektin për ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Ndjehem e turpëruar si deputete kur deputet në Kosovë marrin nisma të tilla. Nuk mund ta pranoj që Albin Kurti bënë gjëra të tilla. Kjo dëshmon mos respektimin e Kushtetutës dhe të ardhmes së Kosovës, ka përfunduar Pack.