12 Janar 2025

Pa pajtimin e Serbisë, Kosova nuk bëhet shtet

Beograd, 3 maj - Nëse Kosova nuk merr pajtimin dhe aprovimin e Serbisë, ajo nuk do të jetë asnjëherë shtet. Kështu ka deklaruar për mediat serbe presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq.

“E dimë se Serbia do t’i ekspozohet presionit të tmerrshëm për të pranuar Kosovën, por ne nuk do ta bëjmë kurrë”, ka thënë Nikoliq për gazetën “Jerusalem Post”, transmetojnë mediat serbe.

Duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar së fundmi midis Prishtinë dhe Beogradit, ai është shprehur:

“Jemi ballafaquar me dilemën: ose të jemi në konflikt të vazhdueshëm me shqiptarët, ose ta zgjidhim këtë çështje. Nuk kemi pasur shumë fuqi në duart tona. Kemi pasur argumente të mira dhe drejtësinë në anën tonë, por mediat ndërkombëtare mbështesin shqiptarët shumë hapur”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)