Ozan: Turqia ka qenë dhe vazhdon të qëndroj pranë Kosovës
Ambasadorja Ozan në takim theksoj se: Turqia ka qenë dhe vazhdon të qëndroj pranë Kosovës në rrugën e sajë drejt zhvillimit Institucional dhe Ekonomik të vendit tonë.
Ndërsa për Ministrinë e Integrimit Europian premtoj përkrahje për të ngritur kapacitetet institucionale dhe ndihmë në gjitha sferat që do ti kontribuojnë Kosovës.
Ministrja Çitaku, në takim njoftoi gjithashtu ambasadoren rreth punës,prioriteteve të MIE së si dhe bashkëpunimin me të gjitha mekanizmat dhe ambasadat e vendeve të BE-së në Kosovë.
Ndërsa nga aspekti i brendshëm institucional, ministrja Çitaku ka potencuar ndryshimet në qasjen e Qeverisë se re ndaj agjendës Europiane e cila vërehet me aprovimin e Rregullores mbi Departamentet për Integrim Europian dhe Koordinim të Politikave në kuadër të Ministrive përkatëse që në mbledhjen e parë të Qeverisë, dhe se pret një angazhim më të madh dhe ngritje e efikasitetit të punës brenda institucioneve qeveritare.