OSBE shpreh keqardhje për incidentet e dhunshme në veri

Vjenë, 28 shtator - Kryesuesi i OSBE-së, Audronius Azubalis, njëherësh ministër i jashtëm i Lituanisë, ka shprehur keqardhje për dhunën në veri të Kosovës.
Me keqardhje i shoh incidentet e dhunshme në pjesën veriore të Kosovës, e përsërisë thirrjen për përmbajtje nga dhuna dhe u bashkohem thirrjeve nga liderët politikë dhe ata të komunitetit për qetësi, tha zoti Azubalis.
Ai ka bërë ftesë për dialog, si mënyra e vetme për të ecur përpara ku sipas tij bisedimet Serbi Kosovë janë një forum ku mund të ndërmerren hapa konkretë për të mirën e të gjitha komuniteteve.
OSBE-ja është e përkushtuar për mbështetjen e ambientit të sigurt dhe stabil dhe do të vazhdoj të punoj për së afërti me partnerët ndërkombëtarë, tha kryesuesi Azubalis dhe shtoi se.