12 Janar 2025

OSBE përshëndet marrëveshjen në mes Beogradit dhe Prishtinës

Kiev/Vjenë, 19 prill - Kryesuesi i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm i Ukrainës  Leonid Kozhara dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur sot në mes Beogradit dhe Prishtinës, me lehtësimin e Përfaqësues së Lartë të BE-së Catherine Ashton në Bruksel.

Duke e cilësuar marrëveshje si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve dhe stabilitetit në rajon, Ministri Kozhara tha:

“e përgëzoj lidershipin në Beograd dhe në Prishtinë për guximin dhe vizionin në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Ky është fillimi i një kapitulli të ri dhe unë e mbështes vazhdimin e këtij dialogu i cili do të përmirësojë jetën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.”

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së shtoi: “E mirëpres këtë marrëveshje historike dhe gjithashtu bëj thirrje për zbatim efektiv të saj. OSBE do të ofrojë mbështetje konkrete aty ku është e mundur dhe në pajtim me mandatin e saj.\"

\"Ne tashmë kemi praninë më të madhe civile ndërkombëtare në Kosovë, e cila po punon në ndërtimin e institucioneve dhe demokracisë, dhe në promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në të mirë të të gjitha komuniteteve.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)