OSBE: Monituoruesit dërgohen në Ukrainë
Vjenë, 22 mars - Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) po dërgohen në Ukrainë. Ky vendim u arrit dje në Vjenë, megjithë vërejtjet e mëhershme të Rusisë.
OSBE-ja tha se ekipi i monitoruesve, që do ti ketë së paku 100 vetë, do të tuboj informacione gjatë 6 muajve lidhur me situatën e sigurisë në gjithë vendin, megjithqë nuk specifikohet nëse përfshihet edhe Krimeja, e cila u aneksua këtë javë nga Rusia, përkundër kundërshtimit nga Perëndimi.
I dërguari i Rusisë në OSBE, Andrei Kelin, tha se gadishulli i Krimesë është jashtë kompetencave të misionit, meqë Krimeja është pjesë e Federatës Ruse, citon rel.
Por, i dërguari i Shteteve të Bashkuara në OSBE, Daniel Bear, u tha reporterëve se pasi Krimeja është Ukrainë...ata duhet të kenë qasje në Krime.
Monitoruesit e OSBE-së fillimisht do të vendosen në nënte lokacione, përfshirë qytetin Donjeck, që është i banuar me popullatë shumicë rusishtfolëse, në pjesën lindore të Ukrainës.