25 Dhjetor 2024

OSBE: Institucionet kanë ngecur në integrimin e komuniteteve RAE

Prishtinë, 9 maj - Me gjithë përparimin në disa fusha, institucionet e Kosovës ende nuk po krijojnë kushte adekuate për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, konkludon raporti i Misionit të OSBE-së që është publikuar sot.

Raporti shqyrton aktivitetet e institucioneve qendrore dhe lokale për zbatimin e veprimeve të parapara në Planin e Veprimit për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian gjatë vitit 2009-2015. Këto tri komunitete vazhdojnë të përballen me vështirësi në qasjen në dokumente për regjistrim civil, punësim dhe arsimim, si dhe pjesëmarrje në jetën publike.

Sipas raportit, pengesat kryesore për zbatimin e plotë të Planit të Veprimit janë: resurset e pamjaftueshme, mungesa e angazhimit nga ana e institucioneve relevante, dhe pamjaftueshmëria në komunikim mes nivelit qendror dhe lokal. Raporti në veçanti thekson nevojën për zgjidhje të shpejtë për problemin e pjesëtarëve të riatdhesuar të këtyre tri komuniteteve të cilët janë riatdhesuar me forcë në Kosovë nga vendet tjera.

“Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë mes grupeve në situatë më të pafavorshme në Kosovë,” tha Ambasadori Werner Almhofer, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. “Duhet më shumë punë dhe përpjekje për të nxitur integrimin e tri komuniteteve në sistemet e arsimimit dhe punësimit, si dhe promovimit të pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të tyre në jetën shoqërore dhe publike. Qasja e papenguar në dokumentet personale, shëndetësia, banimi dhe prona janë po ashtu çështje të rëndësishme që kërkojnë kujdes urgjent”.

Në raport theksohet një përparim modest në rregullimin e vendbanimeve joformale, mbështetje për të lehtësuar kthimin, promovimin si dhe mbrojtjen e identitetit kulturor të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

“Përshëndes përpjekjet e bëra deri tash, dhe inkurajoj institucionet përgjegjëse për angazhim të mëtejmë në përmbushjen e zotimeve të caktuara nga Strategjia e Planit të Veprimit. Ky është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e shoqërisë stabile, demokratike, në të cilën njihen dhe respektohen të drejtat e të gjithëve”, tha Almhofer.

Raporti bazohet në aktivitetet monitoruese të rregullta të kryera nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Ai përmban një numër rekomandimesh për institucionet se si të adresojnë mangësitë e identifikuara, duke përfshirë shpërndarjen e resurseve adekuate, përmirësimin e komunikimit, dhe përqendrim më të fuqishëm në fushat problematike.

Misioni i OSBE-së në Kosovo ka mandat për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Misioni i OSBE-së bën vlerësime periodike për të vlerësuar përputhshmërinë dhe respektin e standardeve për të drejta të njeriut nga institucionet e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)