24 Dhjetor 2024

OSBE: Bashkëpunim i gjatë me OKB për Kosovën

Vjenë, 16 shkurt - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë mbrëmë ka shprehur përkushtim të punoj më për së afërti me Kombet e Bashkuara për implementimin e programeve për çështjet prej luftimit të terrorizmit e deri te rritja e sigurisë në Internet.
 
OSBE-ja, me 56 shtete anëtare, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se do ta shtoj bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara në Afganistan, Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin e ngushtë që ne kemi me OKB-në në mbajtjen e paqes ndërkombëtare dhe të sigurisë”, tha ministri i jashtëm i Lituanisë, Audronius Azubalis, vendi i të cilit e kryeson presidencën e radhës së OSBE-së.

Mëtutje, ai e ka theksuar Kosovën si “shembull për një kohë të gjatë” të bashkëpunimit OKB-OSBE, prej vitit 1999, kur forcat e NATO-s i dëbuan forcat e sigurisë së Serbisë, të akuzuara për mizori kundër shqiptarëve të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)