Organizatat humanitare paralajmërojnë për urinë në Afrikë
New York, 19 qershor - Organizatat humanitare kanë paralajmëruar për mungesën e sigurimit të ushqimit dhe për rritjen e urisë në Afrikë.
Ralph Sodolf, drejtor i zyrës së Programit Botëror të Ushqimit në Berlin, tha: "Këtë vit Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së do të ofrojë ndihma ushqimore në Somali për 1 milion e 300 mijë njerëz.
Në këtë vend ndihmat ushqimore kanë filluar të dërgohen qysh nga fundi i viteve 1950 dhe nga mesi i vitit 1980 numri i ndihmave ushqimore në këtë kontinent është trefishuar.
Duke pasur parasysh seriozitetin e këtij problemi në vendet afrikane, nesër në Malabo, kryeqytetin e Guinesë fillon një samit, ku pjesëmarrës do të jenë vendet anëtare të Unionit afrikan.