11 Janar 2025

Organizatat humanitare apelojnë për t\'i dhënë fund krizës në Siri

Damask, 22 janar - Rreth 120 organizata humanitare të OKB-së dhe të tjera kanë bërë një apel të përbashkët të enjten, duke i kërkuar njerëzve në mbarë botën që të ngrejnë zërin e tyre për t\'i dhënë fund krizës në Siri.

\"Ne, liderët e organizatave humanitare dhe agjencive të OKB-së, apelojmë jo vetëm për qeveritë, por për secilin prej jush, qytetarët në mbarë botën, që të ngrini zërin tuaja për t\'i dhënë fund kësaj kasaphanes dhe që të gjitha palët të arrijnë marrëveshje për një armëpushim dhe një rrugë drejt paqes.\"

\"Sot, rreth 13.5 milionë njerëz brenda Sirisë kanë nevojë për ndihmë humanitare. Kjo nuk është thjesht një statistikë, këto janë 13.5 milionë qenie njerëzore, e ardhmja dhe jetët e të cilëve janë në rrezik\", janë shprehur liderët e organizatave humanitare.

Apeli gjithashtu përmban një serë hapash praktikë të menjëhershme, që mund të përmirësojnë qasjen humanitare dhe shpërndarjen e ndihmave për ata që janë në nevojë brenda Sirisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)