21 Dhjetor 2024

Orban i kërkon Beogradit të lirojë tre policët e Kosovës që po mbahen në Serbi

Beograd, 20 qershor - Kryeministri hungarez Viktor Orban i kërkoi presidentit serb Aleksandar Vuçiç t’i lirojë tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi që nga 14 qershori.

Kryeministri Orban iu bashkua të martën thirrjeve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për lirimin e policëve.

“Me respekt, ju lus i dashur Aleksandar që ta mendoni mirë këtë. Armiqtë e Serbisë janë të etur për të dëmtuar Serbinë dhe kjo është një situatë dhe rast i tillë dhe mendoj se do të ishte më mirë që ju të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë për t’i kthyer ata në Kosovë”, tha kryeministri Orban në një konferencë me gazetarë në qytetin e Suboticës në Serbinë veriore, pas një takimi ndërmjet qeverive të të dyja vendeve.

Por, presidenti serb nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm të dëgjojë thirrjet perëndimore, duke theksuar se “çështja u takon organeve të drejtësisë”. Të tre policëve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)