12 Janar 2025

Orban: Evropa po pushtohet nga emigrantët

Budapest, 22 shtator - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se Evropa po pushtohet nga emigrantët, dhe se një qëndrim i bashkuar europian është i nevojshëm në një javë me aktivitete intensive diplomatike.

Viktor Orban kërkoi konsensus, duke thënë se emigrantët po “thyejnë dyert e Europës dhe se miliona të tjerë mund të kërkojnë të vijnë në Evropë”.

Ministrat e Jashtëm nga Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia, që kanë kundërshtuar fuqishëm ndihmesat financiare të detyrueshme, po takohen në Pragë.

Gjermania dhe Franca duan që emigrantët të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjithë Europën.

“Ata po na pushtojnë,” tha Orban, pak përpara se parlamenti hungarez ra dakord t’i dorëzonte më shumë kompetenca ushtrisë.

“Ata nuk po qëndrojnë pas dyerve të Europës, ata janë duke i thyer ato”. Ligji i ri lejon ushtrinë hungareze të përdori plumba gome e  gaz lotsjellës kundra emigrantëve në kufi.

Orban u kërkoi krerëve të BE-së të arrijnë në një konsensus gjatë kësaj jave bisedimesh kritike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)