Opozita ukrainase thirrje për një manifestim tjetër të madh të dielën
Kiev, 21 dhjetor - Opozita i shtoi kritikat pas një raporti të Prokurorit të Përgjithshëm rreth akteve të dhunës policore kundër manifestuesve, që ajo e gjykoi të denjë për praktika \"staliniste\".
\"Vendi e dëgjoi ekspozenë cinike të Prokurorit të përgjithshëm i cili e paraqiti shpërndarjen çnjerëzore të një manifestimi paqësor si \'neutralizimin e një grushti provokatorësh\'\", u shprehën tre liderët e opozitës në një komunikatë.
Ata bënë thirrje për një manifestim të dielën në orën 10:00 GMT në sheshin \"Pavarësia\", ku mijëra persona kanë protestuar tri të dielat e mëparshme.