Opozita serbe kërkon zgjedhje të parakohshme
Beograd, 5 shkurt - Partia më e madhe opozitare në Serbi do të mbajë sot protestën e parë anti-qeveritare ndër vite.
Kreu i nacionalistëve, Tomisllav Nikoliq, ka hedhur poshtë shqetësimet se tubimi mund të kthehet në protestë të dhunshme.
Mbështetësit e Partisë Serbe të Progresit pritet të kërkojnë nga qeveria caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, pas thellimit të krizës ekonomike dhe rritjes së shkallës së varfërisë në vend.
Serbia është duke luftuar me recesionin që nga viti 2009.