25 Dhjetor 2024

Opozita në Shqipëri organizon protesta në disa qytete

Tiranë, 19 maj - Deputetë të opozitës dhe qindra simpatizantë nga paraditja janë duke qëndruar në afërsi të mjediseve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Tiranë.

Disa herë ata kanë tentuar që të hyjnë me forcë brenda sallës ku po zhvillon mbledhjen KQZ-ja. Por kordonë të shumtë të policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë kanë sprapsur dhe po e mbajnë nën kontroll turmën e protestuesve.

Paralel me grumbullimin në kryeqytet, PS dhe aleatët e saj në opozitë po organizojnë protesta edhe në Durrës, Kavajë, Fier e Lezhë.

Shkak është pakënaqësia, që ata kanë për mënyrën e përllogaritjes së votave për kryetar bashkie në Tiranë, ku po evidentohen dhe vota të vlefshme, që janë hedhur në kuti të gabuara ne zgjedhjet e 8 majit.

Drejtues të PS-së e kanë përshkruar procesin votues si të minuar nga përfaqësuesit të mazhorancës në KQZ, ndaj dhe ata do të vijojnë me një valë proteste në të gjithë vendin.

Më herët kryeministri Sali Berisha lidhur me protestën para godinës së KQZ në Tiranë ka theksuar se opozita duhet të heqë dorë nga veprimet e dhunshme.

“Me kërcënime është rrugë e gabuar, me presione është akoma më e gabuar. Ne qëndrojmë këtu për një proces të drejtë e të ndershëm, për një proces, ku çdo votë të kushtojë”, ka deklaruar kryeministri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)