10 Janar 2025

OKB zgjat me një vit ndihmat për Sirinë

New York, 23 dhjetor - Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi shpërndarjen e ndihmave humanitare për Sirinë dhe për një vit.

Rezoluta e miratuar synon ndihmën ndaj mijëra banorëve në vështirësi, në zonat e pushtuara nga rebelët.

Zëvendës-zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq tha edhe Siria duhet të bëjë përpjekje për përmirësimin e gjendjes humanitare në vend.

\"Autoriteteve siriane u kërkohet sa më shpejt të përgjigjen, për krijimin e kushteve për dërgesat e ndihmave humanitare të OKB-së dhe partnerët e saj. Plotësimi i këtyre kushteve konsiderohet si një hap pozitiv\", tha Haq.

Evakuimi në lagjet e Alepos Lindore nisi me vonesë, ndëra mësohet se mbi 25 mijë banorë janë larguar nga kjo zonë. 20 punonjës humanitarë të OKB-së i janë shtuar stafit të saj prej 100 vetësh, të cilët po ndihmojnë për evakuimin e banorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)