29 Dhjetor 2024

OKB voton sot për sanksionet e reja kundër Koresë Veriore

New York, 22 dhjetor - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot propozimin për sanksionet e reja kundër Koresë Veriore, të cilat do të kufizonin ashpër importin e karburanteve dhe kthimin e të gjithë punëtorëve që punojnë jashtë vendit brenda një viti në Korenë Veriore.

Shtetet e Bashkura kanë propozuar sanksionet e reja, ndonëse nuk janë aq të ashpra sa ka kërkuar administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.


Zyrtarët amerikanë në OKB kanë kërkuar për ndalim total të importit të karburanteve dhe bllokimin e aseteve ndërkombëtare të qeverisë verikoreane.

Dy vendet që mund të preken më së shumti nga këto sanksione janë Kina dhe Rusia.

Kina mund të dëmtohet për shkak të importit të karburanteve, ndërsa Rusia për programin e punësimit të 35,000 punëtorëve nga Koreja Veriore që angazhon gjatë një viti në Rusi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka dënuar lidhjet ruse dhe ato kineze me Phenianin, gjatë një takimi në OKB, duke thënë se shfrytëzimi i fuqisë punëtore të këtij vendi nga Rusia dhe furnizimi i Kinës me karburante, minojnë përpjekjet për sanksione ndërkombëtare.

Në rast të miratimit, kjo do të ishte rezoluta e 10-të që e ndëshkon me sanksione Korenë Veriore, për shkak të programit të saj të raketave dhe atij bërthamor që nga viti 2006.

Në këto masa përsëritet thirrja për Phenian që t’i bashkohet negociatave për denuklearizim të Gadishullit Koran dhe krijimin e paqes.

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar udhëheqësinë e ketij vendit se “do të shkatërrohej” nëse do të fillonte ndonjë luftë.

Edhe lideri verikorean, Kim Jong Un, nuk ka hezitur të komentojë duke deklaruar se shteti i tij “shumë shpejt ka arritur të jetë i gatshëm për t’u konsideruar kërcënim bërthamor për SHBA-në”, është thënë sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Korenë Veriore, KCNA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)