OKB u kërkon burrave të mbrojnë drejtat e njeriut për të gjithë
New York, 8 mars - Kombet e Bashkuara prezantuan të premten fushatën "Ai për Atë", me rastin e Ditës Botërore të Gruas, duke u bërë thirrje burrave të respektojnë të drejtat e nënave, motrave dhe bijave, ndërsa zyrtarët e lartë të organizatës theksojnë se të drejtat e njeriut për vajzat dhe gratë nuk janë një ëndërr, por një detyrë e të gjithëve.
"Kudo në botë, diskriminimi ndaj grave dhe vajzave është i shfrenuar, dhe në disa raste duke është u përkeqësuar. Por ne gjithashtu e dimë se barazia për gratë është përparim për të gjithë," tha kreu i OKB-së Ban Ki-moon.
Ndërkohë Deklarata e Pekinit dhe Plani i Veprimit i ratifikuar nga më shumë se 189 vende, konsiderohet një dokument politike kyç për barazinë gjinore, duke adresuar probleme të tilla si gratë në varfëri, dhunën kundër grave dhe të drejtat e grave.
Vende të ndryshe janë duke punuar të për ndërtuar së bashku një axhëndë globale përtej vitit 2015.