OKB: thirrje Kosovës dhe Serbisë, menjanoni provokimet
Hagë, 23 korrik - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, i bëri sot thirrje Kosovës dhe Serbisë për dialog kosntruktiv, pas vendimit të djeshëm të GJND-së.
Numri një i Kombeve të Bashkuara theksoi se është e rëndësishme që palët të mënjanojnë aktet provokuese të cilat do të minonin dialogun.
OKB-ja inkurajon palët të angazhohen në një dialog konstruktiv, thuhet mes të tjerash në deklaratën e shpërndarë nga zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se Ban Ki Mun do ti dorëzojë Asamblesë së Përgjithshme përfundimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës dhe më pas do të vendosen hapat që do të ndërmerren në të ardhmen.