OKB: Thellohet pabarazia në mbarë botën
New York, 30 janar - Një për qind e njerëzve më të pasur në glob zotëron rreth 40 për qind të pasurive të botës, ndërsa gjysma më e varfër jo më shumë se 1 për qind, thuhet në një raport të OKB-së të publikuar të mërkurën, ku bëhet thirrje për kalimin në modele rritjeje më gjithëpërfshirëse.
\"Pabarazitë në nivelet e sotme janë të padrejta si në vendet në zhvillim, ashtu edhe në vendet e zhvilluara ... dhe gjithashtu pengojnë përparimin njerëzor,\" deklaroi Helen Clark, administratore e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP).
\"Raporti hulumton shkaqet dhe pasojat e pabarazive që na ndajnë - brenda dhe midis vendeve - dhe argumenton se nuk ka asgjë të pashmangshme rreth pabarazisë në rritje,\" tha Clark.
Raporti thekson se një shumicë e konsiderueshme e familjeve në vendet në zhvillim - më shumë se 75 për qind e popullsisë së botës - jetojnë sot në shoqëritë ku të ardhurat janë të shpërndara në një mënyrë më të pabarabartë se në vitet \'90 të shekullit të kaluar